Politikë

Eduard Halimi rikthehet në politikë, por jo si deputet

Eduard Halimi rikthehet në politikë, por jo si deputet

Ish ministri i Drejtësisë në kohën e PD-s Eduard Halimi është rikthyer sërish në politikë. Ai ka pranuar propozimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për tu bërë koordinator i posaçëm i PD-së për administrimin e çësthjeve zgjedhore.

Në intervistën për News 24 ai ka treguar se nuk do të jetë kandidat për deputet.

'Pranova propozimin e Bashës, nuk do jem kandidat për deputet por do jap kontributin për të koordinuar punën mes drejtuesve të qarqeve'.

Eduard Halimi, 48 vjeç u largua nga politika duke u angazhuar në aktivitetet e tij private. Ai ishte deputet në Berat kur njoftoi largimin etij. Në kohën e largimit të tij, në 2018-ën pati aludime se ishte një skemë e orkestruar prej 'krerëve' të paristë.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje e Bashës do të ketë një impakt pozitiv, kur na ndajnë pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 21 prillit.

*Tiranapost.al