Politikë

Jozefina Topalli zyrtarisht me parti të re në zgjedhjet e 25 prillit

Jozefina Topalli zyrtarisht me parti të re në zgjedhjet e 25 prillit

Ish numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka regjistruar sot në Gjykatë partinë e re me emrin ‘Lëvizja për Ndryshim'. Gjykata e Tiranës e ka pranuar kështu kërkesën për të bërë regjistrimin e partisë në drejtimin e Jozefina Topallit, rreth 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Figura politike nga PD nuk kanë dashur të komentojnë lëvizjen më të re të Topallit, kur janë pyetur nëse kjo do dëmtonte opozitën. Ndërsa Zonja Topalli i ka shprehur publikisht qëndrimet kundër Bashës dhe jo në pak raste e ka akuzuar, duke folur për marrëveshje për pushtet mes tij, Ramës dhe Ilir Metës.

Vetë Basha i pyetur për lëvizjen e re të Topallit, është përgjigjur duke thënë se kushdo që barazon qeverinë me opozitën, i shërben Ramës. 

Më poshtë shiko dokumentin:

Jozefina Topalli zyrtarisht me parti të re në zgjedhjet e 25 prillit