Rajoni

Ligj i ri për emigrantët shqiptarë që duan të punojnë në Itali

Ligj i ri për emigrantët shqiptarë që duan të

Në Itali u miratua një draft i ri ligjor që lehtëson marrjen e lejes së qëndrimit për shqiptarët që duan të punojnë atje.

Përmes këtij draft ligji, të gjithë emigrantëve lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune. Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje special, aktivitet sportive, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.

Drafti lejon edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve, riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.

Ligj i ri për emigrantët shqiptarë që duan të

Ministrja e Bujqësisë në Itali, Teresa Bellanova, u shpreh për këtë ligj:

“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”.