Scriptorium

Vizita në Paris e shkrimtarit Manuel Vilas gjatë pandemisë

Manuel Vilas, romancieri Spanjoll përshkruan udhëtimin e tij në një Paris të zbrazët, bisedën me Laura Adler, feministja franceze të cilës i trembet dhe e admiron njëkohësisht. Kthimi në Madridin me borë dhe se si haters-at e tij nuk do ta ndihmonin nëse do bllokohej në borë vetëm sepse ai e quan atë “bukuri e heshtur”.

Vizita në Paris e shkrimtarit Manuel Vilas gjatë pandemisë

Manuel Vilas/ Mbërrita në Paris pak orë pasi aeroporti i Madridit ¨Barajas¨ të mbyllej. Parisi ishte i karantinuar nga ora tetë e darkës deri në gjashtë të mëngjesit, të paktën kur unë isha atje. Nga dritarja e hotelit shikoja bulevardin Saint-Germain bosh, pa këmbësorë. Mora një leje për të parë një shfaqje teatrale, ndaj kalova nëpër Paris në orën dhjetë të natës. Shtanga kur pashë Pont Neuf dhe Notre Dame bosh, Notre Dame dukej ndryshe, vura re dy plagë: njëra e dukshmë si pasojë e zjarrit të para një viti pothuaj dhe tjetra plaga e padukshme e pandemisë. Në Paris nuk ka turistë. E kemi kuptuar së fundmi të gjithë se ai i përbuzuri turizëm, në fakt ishte një shfaqje e besimit tek jeta. E gjithë ajo qasje që krijuam me mund, është copëzuar.

Hyj në librarinë e mrekullueshme ¨L´Ecume des Pages¨, aty has me librat e rinj më të suksesshëm. Gjendej romani i Camille Kouchner me titull ¨La familia grande¨ që konsiderohet më i suksesshmi në këtë përiudhë në Francë. Ngjitur gjendet libri i Hervé Le Tellier ¨L´Anomalie¨  që fitoi çmimin ¨Goncourt¨. Më flasin me entuziazëm dhe për një autore tjetër franceze, Sarah Chiche, romani i fundit i saj titullohet ¨Saturno¨.

Pasdite kisha një intervistë në radio me Laura Adler, etalon i gazetarisë së kulturës në Francë. E admiroj dhe i trembem kësaj gruaje. Më ka bërë intervistat më pasionale dhe më të fuqishme të jetës time. Gjatë bisedës, Laura flet për Albert Camus, ku shprehet se ai gjithmonë ka shkruar mbi ata që e kanë pësuar historinë jo ata që e kanë bërë.

U futa në mendime, sepse  Albert Camus dhe bashkëkohësit e tij mund ta bënin këtë dallim. Sot, askush nuk e di se kush e bën historinë, nëse po e bën dikush. Ndoshta nuk ka mbetur më vullnet human aq sa për të bërë histori, ekziston vetëm një haluçinacion kolektiv, kështu që shkoj në një kreperi përballë për të ngrenë një krepë me çokollatë. Një mikeshë më thotë që në të njëjtin hotel ku isha unë, shkonte gjithmonë dhe Ernesto Sabato kur ishte në Paris. Zbarkoj në Barajas, bora më mirëpret. Bora ashtu si turizmi është shfaqje e besimit tek jeta. Shkruaj një tweet ¨bora është bukuri e heshtur¨nuk ngurrojnë të më përgjigjen ¨haters¨-at e mi. Njëri më thotë, që kur të ngel i bllokuar nga bora, nuk do më ndihmojë që të dal edhe pse ka një traktor. Një tjetër më uron që një vetëtimë të godasë kokën time prej budallai. E shkreta dëborë, duhet të kishte zgjedhur një vend tjetër.

Vizita në Paris e shkrimtarit Manuel Vilas gjatë pandemisë

*Manuel Vilas është shkrimtar Spanjoll. Romani i tij ¨Ordesa¨ ka fituar çmimin ¨Prix Femina Étranger¨ ndërsa me romanin¨Alegria¨ ishte finalist i çmimit ¨Planeta¨ ndër më të mirënjohurit në Spanjë. Vilas shkruan edhe poezi, ese, tregime gjithashtu kontribuon në gazetën ¨El Pais¨.

Artikulli u soll në Shqip për Tirana Post nga Albana Murra.