Shëndeti

Alternativë ndaj vaksinave? AstraZeneca prodhon medikament për simptomat e koronavirusit

Alternativë ndaj vaksinave? AstraZeneca prodhon medikament për

Kompania e cila prodhoi vaksinën e parë anti-COVID, AstraZeneca ndodhet në prag të hedhjes në treg të një medikamenti i cili ul së tepërmi riskun e simptomave të COVID-19.

Kompania ndodhet në fazat e fundit të provave klinike dhe shkencëtarët janë besimplotë se ilaçi do të mund të hidhet në treg së shpejti. Medikamenti është një kombinim i dy anti-trupave dhe nga provat e deritanishme parandalon simptomat në masën 77%.

Mene Pangalos, zv.presidenti i kompanisë AstraZeneca ka thënë se së shpejti gjetjet laboratorike do të publikohen në një revistë shkencore pasi të evaluohen nga komuniteti akademik. Ai njofton se medikamenti është provuar në 5172 pjesëmarrës.

Mbrojtja që ofron ky medikamet pritet të zgjasë rreth 12 muaj. Ky do të ishte i pari ilaç që do të ofrohet për pandeminë COVID-19, në një kohë që vaksinat duket se nuk po arrijnë rezultatet e dëshiruara, veçanërisht me përhapjen e varianteve të reja.

Tiranapost.al