Showbiz

Aktorja ukrainase Mila Kunis dhe Ashton Kutcher do të mbledhin 30 milionë dollarë për Ukrainën

Aktorja ukrainase Mila Kunis dhe Ashton Kutcher do të mbledhin 30

Aktorja e lindur në Ukrainë, Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj, aktori Ashton Kutcher, premtuan se do të bashkojnë donacionet e tyre me vlerë 3 milionë dollar me ato të parave që do të mblidhen nga fushata në GoFundMe.

Vlera e synuar është 30 milionë dollarë. Deri tani ëshrë mbledhur gjysma.


Paratë do të shkojnë për transportuesin e mallrave Flexport.org, për të organizuar furnizime ndihmash, si dhe për Airbnb.org për të ofruar strehim falas për ata që ikin nga sulmi ushtarak rus.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten një amerikane, një amerikane krenare. Më pëlqen gjithçka që ky vend ka bërë për mua dhe për familjen time, por nuk kam qenë kurrë më krenare se sot që jam ukrainase”, tha Kunis, e cila lindi në Chernivtsi, Ukrainë, në 1983-shin dhe u transferua në SHBA me familjen e saj në 1991-shin.