Showbiz

Dedikimi i Berlusconit për Marta Fascina gjatë "dasmës së tyre simbolike"

Dedikimi i Berlusconit për Marta Fascina gjatë "dasmës

"Martesa simbolike " midis Silvio Berlusconit dhe partneres së tij Marta Fascina u mbajt më 19 mars . Një ceremoni pa vlerë ligjore (kërkesë e vendosur nga fëmijët për çështje trashëgimie), por me një vlerë të madhe simbolike për çiftin, të cilët kanë festuar dashurinë që i bashkon prej tre vitesh. Gjatë ceremonisë ish-kryeministri e surprizoi partneren e tij me fjalë nga më të bukurat.

“E imja për ty, Marta, është një dashuri e madhe. Është diçka që nuk e kam provuar kurrë më parë, dhe tani ti je një përson i domosdosshëm për mua. Më ke qëndruar pranë në kohë të vështira, më ke ndihmuar, më ke plotësuar, nuk jetoj dot pa ty, ti ma mbush jetën”.

Ceremonia u mbajt në Villa Gernetto në Lesmo, në zonën aq të dashur për Berlusconin.