Showbiz

Ermal Mamaqi kthehet 23 vite pas dhe zbulon njeriun që fshehurazi i pagoi kursin e kitarës

Ermal Mamaqi kthehet 23 vite pas dhe zbulon njeriun që fshehurazi i pagoi

Ermal Mamaqi tregoi jo vetëm partinë për të cilën do të hedhë votën në 25 prill, por edhe kandidatin me të cilin ka një histori për të treguar.

Bëhet fjalë për fundin e viteve ’90, kur Ermali 16-vjeçar dëshironte të ndiqte kursin e kitarës, por nuk e përballonte dot ekonomikisht. Dikush u ofrua për ta paguar, por në anonimitet. Ishte Toni Gogu, miku i tij i njohur nga Kisha, që sot është kandidat për deputet, i 11-ti në listën e Tiranës.

Ermal Mamaqi kthehet 23 vite pas dhe zbulon njeriun që fshehurazi i pagoi
Postimi i Ermal Mamaqit

Ermali sqaron sot se vota e tij nuk është kthim nderi ndaj mikut të vjetër, por çështje besimi tek vlerat e tij.

Ermal Mamaqi kthehet 23 vite pas dhe zbulon njeriun që fshehurazi i pagoi

Statusi i plotë i Ermalit:

Ky është Toni.
E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd...

Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike... Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija.
Doja shumë të mësoja kitarrën por e kisha të pamundur të paguaja kursin...
Një mik nga Kisha Rilindja(Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim... Por nuk e thosh emrin.
Nuk dija kë të falenderoja atëherë... ishte mister i bukur.
Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni.

Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarrën.
Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja tja prishja zbulimin tim kokëfortë.

Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti.

Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë.
Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë.

Suksese Toni Gogu.
Shihemi në majë...
#Tek nr12 do kërkoj nr11