Showbiz

Fedez poston foton pas operacionit dhe zbulon tumorin e rrallë nga i cili vuan

Fedez poston foton pas operacionit dhe zbulon tumorin e rrallë nga i cili

Fedez e ka kryer dy ditë më parë operacionin dhe është mirë. Reperi italian, bashkëshorti i Chiara Ferragnit, vuan nga një tumor i rrallë në pankreas, ndryshe nga sa u mendua se vuante nga Skleroza Multiple.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.

Një nga ata që nëse nuk i trajtoni në kohë, nuk është një bashkëjetues i këndshëm për ta pasur brenda trupit tuaj.

Bëra një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).

Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë.

Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falenderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetit që më dërguat.

Ju dua

Federiko”, shkruan Fedez.