Showbiz

Fedez tregon rreth gjendjes shëndetësore pas operacionit

Fedez tregon rreth gjendjes shëndetësore pas operacionit

20 ditë pas daljes nga spitali, Fedez tregon se është në rekuperim të plotë dhe që ka humbur 10 kilogramë. Reperi italian postoi një story në Instagram ku shfaqet pa këmishë, me plagë në përmirësim dhe më pozitiv teksa shpreson që t’i kthehet muzikës së shpejti.

Fedez tregon rreth gjendjes shëndetësore pas operacionit

“Kam humbur pothuajse 10 kg që nga operimi. Mezi pres të ngrihem në këmbë dhe të ngjitem në skenë”, shkruan Fedez në Story.

Fedez tregon rreth gjendjes shëndetësore pas operacionit

Kujtojmë se në Mars, këngëtari iu nënshtrua një operacioni delikat për të hequr një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas. Vetë këngëtari e dha lajmin për fansat me anë të një video të postuar në Instastory.