Showbiz

Iva Tiço: Në Gjermani kuptova se nuk po jetojmë në një kohë normale, por tani që u ktheva në Shqipëri po harroj si gjithë të tjerët

Iva Tiço: Në Gjermani kuptova se nuk po jetojmë në

Emocionet e një vizite tre-javore në Gjermani, Iva Tiço i ka ndarë sot. Përmes një fotoje të shkrepur pranë një katedraleje, ku sheshi përreth është thuajse bosh, Iva reflekton për ndjesitë e atjeshme dhe si u shndërruar ato ndjesi kur mbërriti në Shqipëri.

Iva Tiço: Në Gjermani kuptova se nuk po jetojmë në

“Në fillim mendova sa qejf, mund të shijoj qytetin dhe të bëj foto në vendet që zakonisht janë të mbushura me turistë. Por sigurisht që nuk ishte ide e mirë, turizmi nuk është diçka që bëhet në vetmi, nuk ka kuptim pa kafenetë, dyqanet dhe mbi të gjitha muzeumet hapur. Kjo që po jetojmë është thjesht koha për të qëndruar pak më të izoluar, me shpresën që bota të ndryshojë sërish për mirë dhe mund t’u kthehemi të gjithë bashkë gjërave që dikur na bënin të lumtur.

Ajo që ndjeva në Gjermani më së shumti, është që nuk është kohë normale dhe për mbi tre javë u ndjeva e sigurt që në këtë lloj izolimi, s’ka virus që të të kapë... Pastaj u ktheva këtu, dhe po harroj si gjithë të tjerët”, shkruan Iva Tiço.