Kush është Nicole Poturalski, e dashura e Brad Pitt që dyfishoi numrin e ndjekësve brenda javës

Brad Pitt-it i ka trokitur koha për dashuri. Aktori u fotografua në Francë me modelen Nicole Poturalski, 27 vjeç, gati 30 vjeç më e vogël se Brad. Ishte 27 gusht kur dolën fotot e para.
Të dy udhëtuan me një avion privat dhe fotot bënë xhiron e rrjetit. Po kush është Nicole, vajza që po shëron plagët e Brad pas divorcit të lodhshëm nga Angelina Jolie, e që e dyfishoi numrin e ndjekësve menjëherë pas fotove me Brad?

E para gjë që të gjithë vunë re është ngjashmëria e saj me Jolie.

Nicole është gjermane dhe ka një kontratë me një kompani në Berlin për modeling. Marrëdhënie bashkëpunimi ka paralelisht edhe në Los Angeles dhe në Disneyland Paris.

Nico Mary kështu njihet në fushën profesionale. Nicole ka qenë në kopertinën e Elle dhe nuk është e panjohur në botën e modës. Kurse për masën e gjerë u njoh pas lidhjes me Brad.

Nicole ka tashmë mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, nga 100 mijë që kishte para se lajmi të merrte dhenë.
Po në jetën private?

Nicole ka qenë njëherë e martuar dhe është nënë e një djali të quajtur Emil.

Nuk dihet se sa kohë kanë bashkë, kurse nëse do të zgjatë përgjithmonë do ta tregojë koha.
*Burimi Huffington Post dhe The Sun