Ndahen pas 8 vitesh martesë Alessia Marcuzzi dhe Paolo Calabresi
E Martë 27 Shtator 2022, 22:41
TiranaPost

Alessia Marcuzzi dhe Paolo Calabresi janë ndarë. Prezantuesja ialiane dhe producenti i njohur deklaruan vetë përmes një njoftimi fundin e martesës së tyre.

“Unë dhe Paolo kemi vendosur të ndahemi”, shkruajnë ata ku shtojnë: “Fundi i martesës sonë, megjithatë, nuk do të thotë fundi i familjes sonë, e cila do të vazhdojë të ekzistojë”. “Fëmijët tanë do të vazhdojnë marrëdhënien e tyre të pandryshuar të dashurisë që kemi ndërtuar ndër vite”, thotë prezantuesja në deklaratë.

Alessia Marcuzzi dhe Paolo Calabresi Marconi janë martuar që në vitin 2014.