‘Takimi i parë me Troin nuk ishte ai i ëndrrave’. Adrola Dushi tregon të vërtetën e lindjes natyrale

Mjaftoi të shkruante “Më bëni një pyetje” dhe aq u desh për të nisur intervista në Instagram. Dikush e pyeti Adrola Dushin se si ishte takimi i parë me djalin e saj dhe ajo e rrëfeu ashtu siç kishte qenë, pa nota magjike e zbukurime.

“Për të qenë e sinqertë takimi im i parë me Troin nuk ka qenë takimi i ëndrrave. Troin e linda natyralist dhe siç dihet kam përjetuar shumë dhimbje fizike dhe si rrjedhojë takimi nuk shkoi shumë mirë, por pasi e mora pak veten kuptova që u takova me mrekullinë e jetës”, shkruan Adrola.
Më pas ajo zbulon edhe kuptimin e emrit të saj, diçka që nuk e kishte treguar më parë.

“Emri im është bashkimi i emrave të dy vëllezërve të mi: Ad-riano + Rola –nd = Adrola. Babai im e vendosi këtë emër të cilin e dua shumë”, shkruan modelja shqiptare e njohur edhe përtej kufijve.