Showbiz

Ulje në gjunjë, unazë dhe “I love you”. Pse videoja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka entuziazmuar rrjetin

Ulje në gjunjë, unazë dhe “I love you”. Pse videoja e

Në programin “Robi plaket kur don vet”, Robert Berisha ka ftuar ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefin.

Promoja e emisionit, ku shfaqet një ulje në gjunjë, një puthje dore, një pyetje ironike e Robertit nëse Nora ka qenë ndonjëherë e martuar dhe momenti kur ai i jep një unazë në dorë, ka ndezur rrjetin dhe ka përhapur menjëherë skenarin e një rikthimi.


Edhe fjalia “I love you” që të dy artikulojnë në fakt i dedikohet vajzës së tyre, Renee. Megjithatë, efekti viral i promos është i padiskutueshëm: një xhiro e shpejtë në rrjet ku vetë prania e ish-partnerëve përballë njëri-tjetrit do mjaftonte për të ndezur kuriozitet, pa pasur nevojë për përpjekje të shtuara.

Po pse njerëzit i kanë kaq qejf rikthimet?

Psikologjikisht, rikthimet përfaqësojnë një lloj rregullimi të shkatërrimit, një fantazi se historia që ka dështuar dikur mund të ketë një fund më të mirë. Njerëzit identifikohen emocionalisht me çiftet publike, dhe rikthimi u jep atyre ndjesinë se edhe marrëdhëniet e tyre të vështira mund të shpëtohen. Është një lloj shprese kolektive një histori romantike që mbyllet rreth e qark, si kapitull që gjen paqe.

Por ndërkohë që fansat mund të mos kenë fatin të shohin një rikthim, ajo që është vërtet me fat është Renee, për prindërit e saj që ruajnë respektin dhe marrëdhënien e mirë edhe pas ndarjes.