#Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nga Bora Muzhaqi/ Ndoshta Thethin dhe Valbonën i kishim parë, ndonjë vizitë e vogël apo edhe ndonjë postim instagrami që bënte reklama për udhëtime te këto të fundit. Ndërsa nga zona e Kelmendit, m'u kujtua vetëm ajo shprehja nga Vermoshi në Konispol, e për këtë fundjavë shkuam në Vermosh, cepin më verior të Shqipërisë.

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Do sugjeroja që fundjavën ta nisni te Rana e Hedhun në Shëngjin, është rrugës për Vermosh, e mbi të gjitha duhet një ditë plazh para se të shkoni në mal, e përsa kohë Shqipëria nga jugu në veri t'i lejon të dyja pse jo?! Vendosuni në një nga hotelet te Rana e Hedhun, nëse keni fëmijë të vegjël rrini në Shëngjin sepse deti është më i cekët e mbi të gjitha duket njësoj si Lalzi. Veçse në ndryshim nga Lalzi, rëra është më e rëndë dhe kur fryn këndshëm në ditë vere, thjesht të freskon e nuk përfundon duke e gëlltitur padashje. Për ju të rinj që jeni mësuar në jug me detin e thellë, qëndroni te Rana e Hedhun, që e ka detin më të thellë, dhe ka gjire më të ngushta që lejojnë privatësi. Ne gjetëm një hotel shumë të këndshëm me vila druri buzë detit, ku pamja e parë që shihje ishte deti dhe lëkundëset shumë interesante që ky hotel kishte vendosur të vinte në dispozicion të pushuesve. Hoteli Bregen ndodhej pranë Ranës së Hedhun. E pastaj për ndonjë gotë në darkë, jeni shumë afër Shëngjinit, dhe mund të harxhoni disa kalori duke bërë xhiro lart e poshtë shëtitores, rrethuar nga shqiptarët e Kosovës. Sigurisht unë si njeri që nuk jam mirë me dialektet, fillova një lojë për të kuptuar kush ishin nga Kosova e kush ishin nga Lezha, le të themi që jo shpesh u gabova, megjithatë kurdoherë më shijoi të dëgjoja dialektet e ndryshme të gjuhës mëmë. Mos harroni të provoni një akullore artizanale në pedonalen e Shëngjinit, do ta shihni kollaj ka nje tabelë “akullore artizanale” mbi stendë.

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Pastaj nisuni për Kelmend që në mengjes, ndaloni, ne pedonalen e re të Tamarës, ku të gjitha shtëpizat dhe dyqanet janë ndërtuar me gurë, tradicional të Malsisë së Madhe. Mos harroni, të zbrisni poshtë në lumë me shkallë, e të shijoni ujin e ftohtë akull ku ndonjë guximtar ndoshta edhe lahet. Pas Tamarës, vjen një rrugë që ne e pagëzuam me emrin gjarpërushe, sepse niveli i kthesave ishte i denjë për t'u krahasuar me llogaranë, por pamja para se të fillosh të zbresësh, ndaloni ta shikoni ne ballkonet me xham,sepse vërtet ju lë pamend.

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Ne qëndruam në Bujtinën Pepushaj në Lepushë, ku një familje shumë e përzemërt na bujti në kabinat e drurit që kishte ndërtuar posaçërisht për miqtë. Se këtej nga veriu, ndihesh vërtet sikur ke vajtur mik, edhe kur në fund paguan, të duket sikur i bën ndonjë dhuratë për qëndrimin e jo si një klient i zakonshëm. Bujtina jonë ishte shumë e këndshme, e ndërtuar komplet me dru, me stilin e hostel, ndonëse ne e morëm të gjithë shtëpizën për vete. Sigurisht zgjimi ishte pjesa më e bukur, kur dëgjon zhurmën e rrëkesë që kalonte përpara shtëpizës së drurit dhe cicërimat e zogjve, rrethuar me gjelbërim nga cdo anë. Patjetër, që do sugjeroja shpirtrat aventurierë dhe që kanë qejf të ecin për të shkuar atje ta shfrytëzojnë duke porositur kuaj që një javë më parë, si dhe duke i kërkuar ndonjërit nga banorëve të zonës apo pronarëve të bujtinave t'i shëtisin nëpër male e lëndina. Duke mos ecur vërdallë, qoftë edhe për një xhiro të shkurtër do humbisni pjesën më të bukur të natyrës dhe gjelbërimit të egër të Lepushës. E nëse dhe ju si puna ime vrisni mendjen çfarë do të thotë fjala lepushë, pyesni banorët e zonës t’ju tregojnë bimën barishtore shumëvjeçare, me gjethe të mëdha, me lule të bardha në të verdhë që i ka dhënë emrin kësaj zone kaq të bukur e të paeksploruar të Shqipërisë.

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Mendja më mbeti në Vermosh, te Kanioni i Gerçarës, që gjendej në luginën e Vermoshit, dhe kishte shtigje të qarta ku mund të ecje dhe ta vizitoje me nge. Sipër kanionit, në një urë të drunjtë mund të shijoje madhështinë e kanionit, me zhurmën e lumit që vërshonte me furi. Guri i bardhë buzë lumit, me freskinë e lumit, ishte fiks vendi për t'u ndalur për një piknik, nën hijen e pemëve dhe duke shijuar aromën e sherebelës së egër. Vërtet magjepse kjo pamje, me qejf kisha fjetur nën yje, për të shijuar mungesën e dritave dhe qartësinë e yjeve dhe hënës buzë lumit në Vermosh.

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Nisi pushimet e verës aty ku fillon #Shqipëriajonë

Kur të shkoni mos harroni të ndaloni në Lepushë, ku një gjyshe e zonës pastronte kërpudha porcini dhe bënte recel boronice pa shumë sheqer sigurisht na tregoi sesi kërpudhat e saj të thara shiteshin në tregjet e Italisë, ndonëse aroma e tyre nuk kishte nevojë për reklamë. Supa që bëmë me porcinit e zonjës ishte vërtet e pakrahasueshme, e duhet thënë se dhe receli i boronicës mbi një akullore me mjedër shkonte pafundsisht shumë. E nëse jeni fans të djathit, ai djathi i Vermoshit ishte shumë afër për të shkuar e për të blerë te baxhoja që furnizonte gjithë bujtinat e zonës. Rrugës për në Tiranë, mund të ndaloni te Rapsodia e të blini gliko fiku me arra, një dashuri e vërtet, sidomos shoqëruar me djathin e napës pa kripë. S'mund të ishte ndryshe, nuk mund të lija pa përmëndur edhe ushqimet e mira që shijova në këtë zonë. Ndonëse, herës tjetër me qejf do marrim një zgarë portative me vete e do ulemi për piknik në lëndinat e panumurta të zonës, nën hijen e ndonjë peme shoqëruar me cicërimat e zogjëve e me këngën e gjinkallave.

Kelmendi, Vermoshi dhe Lepusha, bukuri natyrore për të mos u humbur.

*Dërguar në Tiranapost për blogun e verës #Shqipëriajonë nga Bora Muzhaqi