#Shqipëriajonë

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Nga Bora Muzhaqi për #Shqipëriajonë/ Kam një mikeshë që ngahera thoshte me zë të lartë, si Përmeti nuk ka. Sa herë kthehej nga fundjava në Përmet, na sillte në zyrë plot ushqime të mira, kryesorja për mua ishte glikoja e shalqinit, të lëpije jo vetëm kavanozin, por edhe gishtat. Vendosëm të kalonim një fundjavë në Përmet, për të parë nëse kjo shoqe kishte të drejte. Rruga për Permet ishte vërtet fantastike, pasi kalon Fierin dhe merr për në Tepelenë, shikon sheshin e qytetit dhe ndërkohë mbledhur janë zonjat e qytetit që janë ulur në stolat e qytetit që të kujtojnë ato lagjet e vjetra që mbajmë mend nga kur ishim femijë. E me pas, shikon edhe ata burrat me namuz, me mustaqet e gjata, që të kujtojnë legjendat e Tafil Buzit.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Ndërkohe ndërsa lë pas Tepelenën, fillon pjesa më e bukur e rrugës, teksa i afrohesh Tre Urave dallon pamjen fantastike të Vjosës, lumi madhështor, që jo pak e kanë cilësuar si lumin e fundit të egër e të paprekur të Europes. Do ju sugjeroja fort të ndaloni në urë, ndoshta jo me makine se bllokoni trafikun në urën një kalimshe, por ndaloni makinën buzë saj, dhe hipni në këmbë, për të shijuar pamjen e Vjosës nga të dyja anët, dhe për të bërë ndonjë foto që do të lërë pa mend të gjithë miqtë tuaj si shqiptar por kryesisht ata të huajt. Rruga ndërkohë vijon me një bukuri marramëndëse, midis luginave dhe maleve të gjelbra, ku nuk ka nevoje për muzikë, po vetëm hapni dritaret dhe shijoni ajrin e pastër të mbushur me erën e këndshme të sherebelës dhe cajit të malit.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Funky Guesthouse
Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Funky Guesthouse
Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Funky Guesthouse
Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Funky Guesthouse

Sapo arrin në Përmet, në krye të qytetit, të zë syri një mur të madh të rrethuar nga pemët që shkruan “Përvec detit, kemi gjithcka tjetër”, fillojmë bëjmë batuta pafund me njëri tjetrin, a thua vallë i kanë të gjitha? E ndërkohë që hedhim e presim batuta, na kane thënë për një shtëpi pritjeje “Funky Guesthouse”, ku na pret Aveniri për të na dhënë disa këshilla për cdo bëjmë gjithë fundjavën në Përmet. Sigurisht, Aveniri na pret buzëgaz dhe na shpjegon se nëse nuk kemi prenotuar hotel, keq puna se Përmeti është plot keto fundjavat e bukura të pranverës. Pak nga pak, stresohemi se Vila Culli që kishim prenotuar, kish pasur nje problem në rezervim dhe se kishte marrë në kohë prenotimin tonë. Ndonëse nuk e kishin marrë prenotimin ne shkuam dhe e pamë, majë malit, një vilë e bukur, ku mbi verandë binte një pemë qershie fantastike, me kokrrat e qershisë që përhapnin aromën e verës dhe i shtonin ngjyrë vilës, pra nëse rrini në Permet me shumë miq patjetër prenotojeni këtë vilë tradicionale. Ndërkohë i rikthehemi Avenirit, që pas disa përpjekjesh mundi të na gjejë tre dhoma në hotelin Alvero ngjitur me turizmin e vjetër, mos ngurroni të provoni edhe Funky Gueshouse, që këta miqtë e mi të huaj e lavdërojnë shumë, dhe vërtet mirë e kanë se glikon dhe petullat (ose kulacin sic i thonë Vlonjatët) i qanin, le pastaj që kishin edhe një recel fiku dhe karrote që të bënin të lije cdo dietë që kishe plane të mbaje para verës. Të premten shijuam rrugët e Përmetit dhe sigurisht pimë cajra mali dhe sherebelë shoqëruar me zupa sic hanim kur ishim të vegjël, te miku jonë i Funky Guesthouse. Për darkë vendosëm të shkonim te Antigonea, ku ndër të tjera hëngrëm dollma, meznik, dhe paidhaqe qingji, shoqëruar me aq shumë antipasta tradicionale sa tema e debatit me guzhinieren ishte nëse supa e pulës me roshnica kishte apo jo vezë. Ndërkohë lamë pa provuar gjizën e ruajtur në lëkurë qingji, po jam e mendimit se në cdo vënd që shkohet duhet lënë dicka pa bërë, për të pasur justifikimin për t’u kthyer sërish në Përmet. Restorant për tu provuar, gatime tradicionale, dhe me një guzhiniere super të kujdesshme, edhe për ata nga ne që e kanë listën e alergjive më të gjatë se menu-ja.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Ndërkohë e shtuna nisi me Albanian Rafting Company, një kompani që ofron aktivitete rafting, e kishim provuar në kanionet e Osumit, dhe menduam të shkonim sërish me ta për të bërë rafting në Vjosë. Pasi shkuam afër zonës ku fillonte eksperienca e rafting, na pajisen me kostumet, jelekët e shpëtimit dhe kokore, dhe pastaj Ardi, guida jonë fillojë të na shpjegonte se si duhet të sinkronizoheshim për një rafting të suksesshëm. Shqetesimit tonë se filloi shiu, ju përgjigj me fjalinë sa mirë për ju se do ketë më shumë adrenalinë. Ndërkohë sapo arritëm në lumin Vjosë, hipëm në gomonen tonë dhe filloi puna, Ardi jepte direktiva nga fundi, dhe si ushtarë të bindur të gjithë i jepnim lopatave. Një shëtitje prej 11 km të lumit Vjosë, ku pamja të linte pa fjalë. Anash lumit Ardi na tregoi sa lart ngrihej niveli i lumit, si dhe ndërtesat e vjetra dhe urat e ndërtuara më parë, pamë guvat e ndryshme nënujore, si dhe ndaluam për shijuar peisazhin. Duhet thënë se shiu që ra gjatë udhëtimit i shtoj kënaqësinë lumit dhe rafting, pra Ardi na kënaqi si me guidën por edhe me detajet nga konkurset botërore për rafting, ku kishte dalë në 10-tshen më të mirë. Na u bë qejfi që djem si Ardi dhe skuadra e tij, jo vetëm bëjnë guida shume interesante por konkurojnë dhe prezantojnë Shqipërinë denjësisht në botë.

Pas rafting, dhe pasi bindëm dy guidat për një set fotografik rrugës ku bllokuam paksa trafikun, po ndërkohë qeshëm dhe shijuam aromën e sherebelës, Ardi na sygjeroi të provonim banjat termike, ose llixhat me famë të Përmetit. Por pas rafting, duhej patjeter një byrek, provuam Restorant Nemercken, në një lëndinë buzë Vjosës, me sallata me perime të freskta fshati, pak raki të bërë vetë e patjetër mos harroni të porosisni një byrek me qepe, mish e domate, disa orë pasi të shkoni, se byreku ishte fantastik, mbaruam plot një tepsi, dhe donim sërish.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Mbasditen ja u sugjeroj të pini një frappe të ftohtë, te vishni rrobe banjot e ti drejtoheni llixhave, provojoni të gjitha. Sigurisht mos harroni të bëni muabet me ndonjë nga banorët e zonës, që të fillojnë tu shpjegojnë se përse është secila llixhë, se disa ishin për reumatizmën, disa për lëkurën dhe kishte dhe për stomakun. Nëse keni frikë nga lartësitë, ju uroj fat, sepse ura sipër lumit, është një kryevepër arkitekturore por që mua më trembi pak kalimi mbi urë. Pamja ndërkohë, ulur në llixhë, me myshkun që të masazhonte këmbët ishte e lumit dhe urës, dukej tamam sikur ishe në një nga ato pishinat “infinity” që në botë paguhet goxha për të shijuar. Ndërkohë në Përmet mund ta shijoni këtë bukuri krejtsisht pa pagesë, dhe madje edhe me komentarin e banorëve për vetitë kurative të llixhave.

Sigurisht, duke shkuar në Permet pa prenotim, lindi nevoja e gjetjes se një tjetër hoteli, shkuam te Hotel Atika, që gjithashtu ju a sugjeroj. Jo vetëm për hotelin, po kryesisht për pronarët, një cift shumë interesant. Na pyeti nëse donim të hanim, dhe kur kërkuam menunë, na tha për cfarë ju ka vajtur mëndja se të gjitha i bëjmë ne. Ndonese në Përmet, për darkë porositëm zonjën të na gatuante dollma, qofte, patate, xaxiq dhe sallata. Dhe pas porosisë, doli në bahcen përballë hotelit të mblidhte domate, kastraveca si dhe gjethet e rrushit që të na përgatiste darkën. Sigurisht që na ofroi cdo lloj receli dhe glikoje të mundshme për embëlsire, të gjitha të bëra vetë dhe madje për disa filloi të na shpjegonte dhe recetën, pa pasur hic merak që do ti merrnim profesionin. Patjeter, pas gatimit u bë porosia për byrekun e drekës tjetër.

Të dielën kishim lënë takim me Avenirin, i cili do na conte për një xhiro me kuaj në lëndinën e fshatit Delvinë (jo Delvina qytet, sic u ngaterrova unë dhe smë dilte gjeografia mirë pastaj). Pasi pimë kafen e mëngjesit me Avenirin, hipëm një xhip offroad me të dhe u nisëm rrugeve të pashkelura, ose ndryshe rrugëve të dhenve të malit. Një super mrekulli, pyje pafund, pemë të shumllojshme, greminë nga njëra anë dhe burime të pafundme ujore nga ana tjetër, përfundimisht disa nga ne, menduan se vetë xhiroja me makinë ishte mjaftueshëm aventurë. Xhiroja me kuaj filloi larmishëm, me Balin, laroshin rebel që zgjodha unë i cili ishte një kalë fantastik, por kishte pak probleme xhelozie me Williamin, kalin e shokut tim. Sic na shpjegoi Aveniri, dhe Olsi, djali që kujdesej për kuajt, historitë e kuajve janë të ngjashme me historitë tona. Dikur kur kishin blerë Balin dhe Williamin, këta të dy kishin pasur të njejtën të dashur, e prandaj zhelozitë vijonin edhe sot e kësaj dite. Ndonëse nuk arritëm dot të kryenim një xhiro të plotë, djemtë na shëtitën në lëndinën fantastike të gjithëve me rradhë, duke na treguar historitë e zonës si dhe të kuajve. Përfundimisht, u dashuruam me pamjen fantastike dhe me kalërimin ndonëse ishim të gjithë fillestar, dhe rrallëherë kishim hipur në kalë më parë.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Hotel Atika
Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Hotel Atika

Për të mbyllur paraditen vajtëm dhe hëngrëm byrekun fantastik shoqëruar me dhallë te Hotel Atika, shoqëruar me bisedën interesante të zonjës Gjirokastrite që tregonte recetën e saj të byrekut. Më pas vendosëm se donim edhe një aventurë para se të ktheheshim në Tiranë, vendosëm të ktheheshim nga Këlcyra dhe të kalonim në rrugën e vjetër të Leskovikut, ndonëse pak më gjatë.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Rrugës ndaluam në Fermën Sotira, në tjetër vend ku mund të bëni një kalërim rreth lëndinës si dhe të shijoni ambjentet e bukura me peshqit si dhe shtëpizat e vogla ku mund të kaloni natën në mes të pyllit.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...

Gjatë rrugës pjesa më e bukur është segmenti nga Erseka në Leskovik. Do arrini në një rrethrrotullim ky i zoti i restorantit ngjitur, ju thote merrni djathtas se është më shkurt, edhe GPS thotë gjithashtu djathtas, por ndërkohë unë ju sugjeroj të merrni majtas. Rruga majtas kalon buzë malit, dhe do mund të shijoni Shqipërinë si kurrë ndonjëherë, me male, lëndina, dhe pamje marramëndëse. Rruga realisht është e vjetër, ne na zgjati goxha më shumë sec sugjeronte GPS, sepse cdo 10 minuta donim të ndalonim për të shijuar pamjen, për të folur me një bari, për të parë kuajt e egër që vraponin, për të parë ndonjë zhapik interesant që na priste rrugën, apo për të parë tufat e mëdha me dhen që livadhisnin.

Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Bujtina Sidheri
Përmeti: Përveç detit, kemi gjithçka tjetër...
Bujtina Sidheri

Patjeter, që kthimi për Tiranë ishte i gjatë dhe me shumë qejf do kishim dashur të flinim te Bujtina Sidheri ku të hanim sërish petanik (byrek me fasule), por që kjo do mbetet për një fundjavë tjetër.

Pra, Përmeti vërtet i kishte të gjitha përvec detit.