Distria Krasniqi fiton medaljen e artë Grand Slamin e xhudos në Paris

E Shtunë 4 Shkurt 2023, 19:08
TiranaPost
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Paris.
Sportistja që përfaqëson Kosovën ka mposhtur në finale hungarezen Reka Pupp.
Për Krasniqin kjo është medalja e katërt e artë në karrierë gjatë një Grand Slami. Në vitin 2020, xhudistja u shpall kampione për herë të parë në Paris dhe një vit më pas fitoi në Hungari. Në qershorin e vitit të shkuar, Krasniqi do triumfonte sërish në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.