SPORT

Kastrioti mbijeton në Superligë duke mposhtuar Tomorin në “Play-Off”

Kastrioti mbijeton në Superligë duke mposhtuar Tomorin në

Kastrioti i Krujës do të jetë pjesë e kategorisë superiore të futbollit shqiptar edhe vitin e ardhshëm, teksa ka mundur Tomorin e Beratit në ndeshjen e play-off me rezultatin 2-1.

Golashënuesit ishin Xhuljo Mehmeti dhe Ermir Rezi, ndërkohë që Tomori ka shënuar golin e ngushëllimit në minutën e ’95 me Qaton.

Mbijetesa e Kastriotit, bën që Skënderbeu të jetë i vetmi ekip nga jugu në sezonin e Superligës 2021-2022.

Tiranapost.al