Luiza Gega vajza e artë e Shqipërisë, merr medaljen e tretë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja Luiza Gega fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominoi në çdo metër të garës. Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.
Atletja jonë fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pati fituar katër vite më parë në Tarragona.Me arin e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz.
Atlejta ka marrë urime nga Kryeministri Edi Rama. “Urime kampione për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, shkruajti mbrëmë kryeministri Rama për Luiza Gegën.
Gega u urua edhe nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Medalje e Artë për Kampionen tonë absolute, Luiza Gega! Një arritje e jashtëzakonshme për atleten, e cila vendosi edhe rekord të ri kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në garën e 3000 metra, e me pengesa. Krenar për ty!