“Akoma s’marr dot frymë”, vajza e Bujar Nishanit përkujton me foton nga fëmijëria të atin
Tuesday 14 June 2022, 13:42
TiranaPost

Fiona, vajza e Bujar Nishanit ka postuar një foto të vjetër me babin e saj, për herë të parë pas vdekjes së tij.

Krahas fotos ajo përshkruan ndjesitë e saj ku thotë se: Akoma s’marr dot frymë.

Ish-Presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.
Tiranapost.al