Stil jete

Chiara Ferragni rikthehet në gjykatë për “Pandoro-Gate”: Jam e qetë dhe besimplotë

Chiara Ferragni rikthehet në gjykatë për

Chiara Ferragni u paraqit sërish në gjykatë në Milano për çështjen e njohur si “Pandoro-Gate”. Ajo po gjykohet me procedurë të përshpejtuar dhe me dyer të mbyllura, nën akuzën për mashtrim të rënduar, së bashku me dy persona të tjerë.

Akuzat lidhen me reklama të dyshuara si mashtruese për pandoron “Balocco Pink Christmas” dhe vezët e Pashkëve “Dolci Preziosi”.

Para seancës, Ferragni u shpreh për mediat: “Jam e qetë, besimplotë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.” Ndërkohë, avokatët e saj theksuan se ajo është e pafajshme dhe se do ta provojnë këtë gjatë procesit gjyqësor.