Stil jete

Kulla Eiffel do të zgjatet me 6 metra!

Kulla Eiffel do të zgjatet me 6 metra!

Kulla Eiffel do të ketë një antenë të re radioje rreth 6 metra të gjatë dhe kështu do të shkojë nga 324 në 330 m lartësi. Antena e re e radios DAB + (Digital Audio Broadcasting), një teknologji e nisur në vitin 2017, do të instalohet direkt në majë të Kullës Eiffel me anë të një helikopteri.

Kulla Eiffel do të zgjatet me 6 metra!

Kjo është hera e parë që pajisje të reja janë instaluar me helikopter në Kullën Eifel, sipas Sete (kompania operuese e Kullës Eiffel).

I përgatitur prej më shumë se një viti, projekti kushtoi rreth një milion euro dhe antena peshon 350 kg.

Kulla Eiffel do të zgjatet me 6 metra!

"Zonja e Hekurt", e projektuar nga arkitekti Gustave Eiffel për Ekspozitën Universale të vitit 1889, do të çmontohej njëzet vjet më vonë, por u "shpëtua" nga funksioni i saj si radio, që transmetonte kryesisht njoftime ushtarake.

Kulla Eifel ishte vetëm 312 m e lartë kur u përurua në 1889, pak para Ekspozitës Universale. Në 133 vjet ekzistencë, ndërtesa pariziane ka pasur kohë të rritet, veçanërisht falë antenave të ndryshme të instaluara në krye të saj.

Tiranapost.al