Noizy ndër të parët që personalizon targën e makinës
Thursday 2 March 2023, 19:38
TiranaPost

Nga data 1 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur shërbimin e targave të personalizuara.
Sipas kësaj Drejtorie, në vetëm 5 ditë nga dalja live e konfiguratorit online janë realizuar 92,153 kombinime ndërkohë janë rezervuar 182 targa që në ditën e parë të nisjes së shërbimit, 1 mars.

Artisti i mirënjohur Noizy, ishte i pari që u pajis me targën N00IZY.
Çdokush mund ta aksesojë shërbimin online në www.targaluksi.dpshtrr.al duke provuar kombinimet e dëshiruara me 5 deri në 7 karaktere.
