Stil jete

Policia zbulon kokainë në picën më të shitur në qytetin gjerman

Policia zbulon kokainë në picën më të shitur në

Pica “No 40” për një kohë të gjatë ka qenë më e shitura në një restorant në qytetin gjerman të Dusseldorfit, derisa Policia zbuloi përbërësin sekret: copa kokaine.

Autoritetet kanë thënë se zbulimi i skemës së shpërndarjes së paligjshme të lëndëve narkotike u lejoi të shkatërronin një rrjet krimi të organizuar. Rreth 150 policë, përfshirë njësitë elitare, javën e kaluar kanë kontrolluar 16 prona në nëntë qytete, arrestuan tre të dyshuar dhe sekuestruan armë në një depo, raportoi DPA.

Kryeinspektori Michael Graf von Moltke ka thënë se Policia ka qenë duke e hetuar picerinë që nga marsi, kur nga një inspektim i ushqimit u zbulua droga në kuzhinë. Hetuesit e vunë biznesin nën vëzhgim dhe vunë re se pica “No 40” ishte e preferuara.