Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me mjeken Rita Parashumti

Episodi i ZëmeMirënPodcast me mjeken Rita Parashumti

Rita Parashumti është 33 vjeç. Nga Prishtina. Kur e takova m'u duk një Dua Lipë. E bukur, shtatlartë dhe e qeshur. Më pëlqejnë njerëzit e qeshur. Unë them se ata e kanë diellin me vete gjithmonë. Rita ishte një e tillë. Në këtë episod kemi folur për parandalimin e sëmundjeve. Kjo është edhe dega ku është specializuar Rita, në Mjekësi.

Ajo ka disa teori të guximshme, por të ballafaquara me studime. Duket njeri i përditësuar me të rejat e shkencës së nutricionit.

Në këtë episod do mësoni për proteinat, për kimikatet që bëjnë njeriun e lumtur, për zakonet që na energjizojnë mendjen dhe trupin.

"Nuk ka asnjë armik në jetën e njeriut", - thotë Rita. As sheqeri nuk është dreq, as Ozempic nuk është helm, por me një kusht. Cili? Ndiqni episodin!

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins (Smile), Eurosig, UBA, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore