YouPost

Dashuri në kohën e Coronavirusit

Dashuri në kohën e Coronavirusit

Do të tregojmë dikur,
kur koha ti fshijë
gjurmët në lëkurë,
si jetuam
"Kohën e Coronavirusit",
mikrobit të vogël,
të padukshmit.

Do të tregojmë,
si iu fshehem,
të voglit ushtar,
si për njëri-tjetrin,
ndjemë mall.

Si luftuam me paqe
dhe qetësi,
si qëndruam në shtëpi,
me ndërgjegje,
i bëmë ballë luftës,
duke i thënë JO rrugës.

Duke ndryshuar çdo rutinë,
për jetën në karantinë.

Kur përditshmërinë,
ta lyejme me lenten
e nostalgjise,
do ia tregojmë
si përrallë fëmisë,
"Dashuri, në kohën e Coronavirusit"
kështu ishte,
në kohën e gjyshit.

Ti, nuk e beson sot,
por në atë kohë
nuk shkoje dot,
nga Shkodra në Tirane,
kufinjtë u mbyllën anëmbanë.

Kjo luftë,
nuk njihte shpata,
dhe pse gjak kulllonin plagët,
luftohej veç me mënçuri,
nuk ishte kohë për trimëri.

Ne u deshëm,
pa u përqafuar,
të gjithë bashkë
dhe solidarë,
shiheshim veç në celularë.

Armiku ishte i vogël,
por kishte zënë pritë kudo,
udhëtonte prej nga Kina,
ndalte aeroplanë dhe makina.

Mjekët, ishin heronjte tanë,
engjëjt me bluzat e bardha,
sfidonin ditë për ditë
betejat, me duart e arta.

Ishte kohë për këshilla,
ishte kohë të bëhemi nji,
s'kishte politikë,
të na ndante,
as parti dhe as kufij.

Ishte kohë për dashuri.

*Nga Ambra Hysa