15 foto si Majlinda Bregu “zilepsi” koleget e saj në Parlament
Një nga pikat e forta të saj ka qenë veshja. Majlinda Bregu gjithmonë krëk thotë mamaja ime. Që nga koha kur jepte lajmet në TVSH, më pas si Pedagoge, si deputete dhe Ministre e Integrimit në dy legjislatura të PD dhe tani në opozitë ajo ka ndryshuar shumëçka veç rrobaqepëses së saj.
Majlinda nuk blen shumë veshje të gatshme, pohojnë mikesha të afërta të saj. 80 përqind të gardërobës ajo e qep tek mikesha e saj Tefta që ka një atelie prej qëkur Majlinda e zbuloi. Tefta thotë se me Majlindën punohet kollaj. Një avantazh I trupit të saj janë kyçet e holla.
-Majlinda ka kyçe të holla, bel, krahë të gjatë. Është shumë komode dhe në përgjithësi një grua që i shkojnë veshjet. Ka lartësi dhe mbi të gjitha shumë shije, -tregon Tefta.
Kryesisht është Majlinda që zgjedh modelet në internet dhe më pas i përshtat me stilin e saj.
Vetë zonja Bregu në instagram poston herë pas here foto me veshjet që qep në atelienë e mikeshës së saj. Janë disa pallto të adhurueshme që nuk të shkon mendja se janë të prera.
Këmishët janë të gjitha të qepura. Fustanet dhe kostumet. Gjithçka e prerë me shijet e saj. Kohët e fundit edhe e bija Kejda po merr nga mami duke krijuar disa veshje pa qenë e nevojshme të blesh atë që ndodhet në vitrinë dhe që kushton një mal me para.
Majlinda Bregu vlerësohet shpesh si politikania e veshur më bukur. Disa edhe e kritikojnë se e tepron më rëndësinë që i jep paraqitjes së jashtme. Një stitliste që preferon të mbetet anonime na thotë se
Majlinda me stilin e saj futi në një garë të gjitha gratë deputetë, ku jo të gjitha ja dolën të krijojnë një stil dhe disa prej tyre u bënë qesharake për “faj” të Majlindës dhe modës që ajo vendosi në Parlament.
Që të kuptohemi nuk ka asgjë të keqe të vishesh bukur. Sipas këtij pretendimi i bie që Michele Obama, Jackie Kennedy, Carla Bruni, Christinë Lagarde janë mëkatare sepse vishen bukur! Do thoni ju po Angela Merkel? Epo gjermanët nuk shquhen për modë!
Në galerinë më sipër ju tregojmë 10 veshjet të Majlinda Bregut që na pëlqyen vërtet shumë. Po ju ç’mendoni?