Aktualitet

8 vatra zjarri aktive, në 4 prej tyre situata është më kritike

8 vatra zjarri aktive, në 4 prej tyre situata është më

Për shkak të temperaturave të larta, aktualisht në vend janë 8 vatra aktive. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një reagim në Facebook tregon se situata më kritike paraqitet në Karaburun, Shijak, Përmet e Fier.

8 vatra zjarri aktive, në 4 prej tyre situata është më

“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”, shkruan ministri Niko Peleshi.