Showbiz

David Beckham merr yllin e tij në Walk of Fame

Një tjetër yll lindi në Hollywood! Ish-futbollisti legjendar David Beckham është bërë personazhi më i fundit që ka marrë një yll në Bulevardin e Hollywood.

Beckham është ndër figurat e para që nderohet në kategorinë “Sports Entertainment”, e krijuar në vitin 2021 për të vlerësuar individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në botën e argëtimit dhe kanë treguar “shkëlqim të qëndrueshëm” gjatë karrierës së tyre.

Ai mori zyrtarisht yllin e 2,849-të në Bulevardin e Famës.

Në ceremoni ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, si dhe fëmijët e tyre Romeo, Cruz Beckham dhe Harper. Familjes iu bashkua edhe miku i tyre i afërt nga Hollywood-i, Tom Cruise.

Megjithatë, në ceremoni mungonte djali i madh, Brooklyn Beckham. Para aktivitetit, David refuzoi të komentonte për mungesën e tij.

Sipas raportimeve, Beckham u nderua jo vetëm për kontributin e tij në zhvillimin e futbollit në SHBA, por edhe për themelimin e studio99.com⁠, një studio produksioni që realizon dokumentarë dhe seri televizive për platforma të mëdha transmetimi.

Duke komentuar marrjen e yllit, David Beckham tha:

“Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit Dhomës së Tregtisë së Hollywood-it.

Jam shumë mirënjohës mikut tim Tom Cruise që është këtu me mua, si dhe bashkëshortes sime Victoria dhe fëmijëve të mi të mrekullueshëm për dashurinë dhe mbështetjen.

Los Anxhelesi ka një vend shumë të veçantë në zemrën time. Erdha këtu me një ëndërr për atë që futbolli mund të bëhej në SHBA dhe fakti që po vlerësohem për rolin tim në rritjen e këtij sporti do të thotë shumë për mua.

Është e mrekullueshme që po e festoj këtë në ditën kur nis Kupa e Botës në SHBA.”