Aktualitet

Ambasadori Kastriot Robo: Nuk raportohet të ketë shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi

Ambasadori Kastriot Robo: Nuk raportohet të ketë shqiptarë

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, në një interviste për Euronews tha se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet të ketë viktima shqiptarë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

“Kur u informuam në lidhje me tërmetin shkatërrimtar të tërmetit të orës 04:07 minuta në zonën e Gaziantepit, filluam interesimin dhe për momentin nuk na rezulton se ka shtetas shqiptarë të afektuar nga goditja shkatërrimtare e këtij tërmeti. Jemi në kontakt me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme turke, si dhe me organizatën për përballimin e situatave të vështira dhe për momentin nuk na rezulton të ketë shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën.

Kemi vendosur disa pika lidhje me përfaqaësues të qeverisë qëndrore turke në këto zona dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Robo.