Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj me urdhër të SPAK
E Enjte 4 Korrik 2024, 10:52
TiranaPost

Ka rënë në prangat e Policisë Ilir Beqaj, ish ministri i Shëndetësisë. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.
SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’.
Po ashtu është urdhëruar nga ana e SPAK dhe kontrolle në dy banesa. Beqaj u arrestua me akuzën për abuzime me fondet e SASPAC.
SPAK vendosi ish-ministrin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës më 18 mars, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.
Ish-ministri socialist i Shëndetësisë, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.