Stil jete

Sot është dita më e gjatë e vitit

21 qershori shënon solsticin e verës, momentin kur Hemisfera Veriore është e anuar më pranë Diellit. Kjo bën që sot të kemi më shumë orë me dritë natyrale se në çdo ditë tjetër të vitit.

Pas muajsh ku ditët janë zgjatur gradualisht që nga dimri, ndriçimi i ditës arrin pikën më të lartë. Nga kjo datë nis ngadalë procesi i kundërt, me ditët që fillojnë të shkurtohen pak nga pak deri në dimër.