Dëbimi i diplomatit rus, Rama: Nuk ka gjë për t’u alarmuar për përshkallëzim konflikti

Dëbimi i diplomatit rus nga qeveria shqiptare, për shkak të thyerjes së rregullave anti-koronavirusit më shumë se një herë solli reagime nga ambasada ruse ku thuhej se vendimi është i pabazuar dhe se kjo do të vinte në dyshim raportet Shqipëri-Rusi.
I pyetur në lidhje me këtë dhe nëse rrezikohet një konflikt mes dy vendeve, kryeministri Rama tha se nuk sheh arsye pse të krijohen tensione mes dy vendeve, pasi rasti fatkeq është bërë i ditur dhe arsyet janë bërë publike: 'Nuk ka asgjë për tu alarmuar për përshkallëzim konflikti'.
Ministria e jashtme njoftoi dëbimin e diplomatit rus, a rrezikojmë të mbesim në konflikt mes dy vendeve?
Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, nuk shoh arsye përse të krijohen tensione mes dy vendeve rasti është rast fatkeq i ditur edhe arsyet janë bërë publike nuk ka asgjë këtu për tu alarmuar për përshkallëzim konflikti.
*Tiranapost.al.