Deputetja e Gjirokastrës Mirela Kumbaro, për humbjen e jetës së Andrea Haxhiajt dhe një thirrje për banorët që t`u binden udhëzimeve të Policisë

Deputetja e Gjirokastrës Mirela Kumbaro në një status në rrjete sociale bën një shënim për jetën e humbur nga zjarrit, të të moshuarit Andrea Haxhiaj, që flakët i hynë në shtëpi, lutet për shërimin e gruas së tij dhe u bën thirrje banorëve të tjerë t`u binden urdhrit për evakuim.
Në fund Kumbaro hedh dyshimet e saj mbi faktin se këto zjarre nuk janë të paqëllimshme, por të shkaktuara nga dora e njeriut. Për këta njerëz kërkon ndëshkim.




“Nga Gjirokastra:
Me trishtimin e patreguar për humbjen e jetës së njërit prej nesh, Andrea Haxhiaj, dhe ngushëllimet për familjen e të ndjerit;me urimin që bashkëshortja të shërohet e të rimëkëmbet nga lëndimet e zjarrit;
me lutjen që natyra të mbajë dorën e të na ndihmojë në luftën që po bëjmë me të gjitha forcat vendore e trupat shtetërore kundër flakëve, por sidomos me thirrjen për bashkëpunim të banorëve të zonave të rrezikuara që t’i binden udhëzimeve të policisë dhe të forcave të armatosura;
dua të mos harrojmë se çfarë na bën natyra do e perballojme me çdo kusht!
Po s’ma mbush mendjen njeri se ka ca mendje të poshtra e perverse që kanë dorë në këtë masakër!
Si ka mundësi të jemi kaq të papërgjegjshëm në dëmet që “dora jonë” i shkakton vendit dhe jetëve tona!
Pres me padurim që organet hetimore të bëjnë punën e tyre dhe të gjejnë fajtorët që meritojnë ndëshkim maksimal!", shkruan Kumbaro.
