Aktualitet

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek Efkaristo, Rama Ejvallah! Ngrihet Task- Forcë për gjobat e maskave. Vdes një mjek nga Covid, doktor Fauci i përgjigjet Trump

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

Disa nga lajmet e ditës të përmbledhura për ditën e sotme:

Kryeministri Rama takohet me ministrin e Jashtëm grek: Çështja e Detit shkon në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

Në konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se është vendosur që për çështjen e detit, palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.

Edi Rama: Mund të them se kemi rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të së drejtës së detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë çështje të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre të shpifur antigreke. Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje do të jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. (Lexo të plotë këtu)

Ministri grek, Nikos Dendias u ndal tek Ligji i Luftës, ku tha se heqja e këtij ligji do të zgjidhet së shpejti: Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. (Lexo të plotë këtu)

Vëmendje nga mediat sot mori dhe përshëndetja e kryeministri Rama për ministrin, i cili pasi tha Efkaristo, Rama e përshëndet në tre gjuhë: Greqisht, Shqip dhe Turqisht! (Lexo të plotë dhe shih videon këtu)

Takim me ministrin grek pati dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili publikoi një status në Twitter ku shprehej se i kishte rikthesuar ministrit qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe heqjen e ligjit të Luftës.(Lexo të plotë këtu)

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

Në analizat e ditës ra në sy frika se Shqipëria mund të penalizohet më shumë asi Greqia ka më shumë eksperiencë. Vendimi final i takon Gjykatës së Hagës.

Për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori ky vendim është i mirë, por duket i parakohshëm. (Lexo të plotë këtu).

Historiani Paskal Milo thotë se një zgjidhje e mirë do të ishte mesi i artë. (Lexo të plotë këtu)

Ngrihet Task-Forca për masat ndaj Covid/ Rama tregon pse u mor vendimi për gjobat, sulmon dhe Metën

Është ngritur Task-Forca me inspektorët të cilët do të merren me inspektimin në terren për zbatimin e masave anti-Covid. Gjatë prezantimit të Task-Forcës Rama tha se maska duhet të mbahet nga të gjithë për të shmangur një mbyllje të dytë. Ai tha se task-forca nuk është për të vënë gjoba, se për atë janë policët, por për të sensibilizuar! (Lexo të plotë këtu)

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

Vdes nga Covid mjeku nga Kukësi, baba i pesë fëmijëve

Doktori nga Kukësi, Astrit Haziri 54 vjeç dhe babai i 5 fëmijëve ndërroi jetë për shkak të gjendjes së rënduar nga virusi.Kolgët dhe familjarët postuan mesazhe të ndjera, mes tyre edhe Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili shkruan se vetëm pak ditë më pare kishte folur me të në telefon për gjendjen shëndetësore kur ndodhej akoma në shtëpi. (Lexo të plotë këtu)

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

Ndryshon leja e qarkullimit, do ta kemi si Europa

Ministria e Infrastrukturës miratoi vendimin, duke publikuar imazhin e ri të saj. Leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999. Ky ndryshim nuk do të jetë vetëm në formatin e kartonit, por leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit. (Lexo të plotë këtu)

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

Doktor Fauci i përgjigjet ofendimit ‘je idiot’ të Donald Trump

Ofendimit të Presidenti Donald Trump, doktori i njohur në Amerikë, Anthony Fauci, iu përgjigj me qetësi dhe më një shembull nga filmi i famshëm ‘Kumbari’: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë, të gjithë këta idiotë që e kuptuan gabim. Sa herë që Fauci del në televizion gjithmonë ka një bombë për të plasur. Ai mund të jetë një njeri i mirë, por i prapambetur. Ai ka qenë këtu në këtë pozicion për 500 vjet. (Lexo të plotë këtu)

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek

‘Coronën e kam kaluar’. Alketa Vejsiu rrëfen përballjen me virusin.

Me disa foto nga Stambolli, Alketa rrëfeu përjetimin e saj, përballjen me virusin e egër, që për fat me të ishte në një formë më të butë. (Lexo të plotë këtu)

Lajmet e ditës! 'Deti' shkon në Hagë, ministri grek