Endri Fuga jep dorëheqjen nga drejtimi i MIA: Do përqendrohem në fushatë
E Premte 3 Mars 2023, 12:20
TiranaPost

Drejuesi i Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion dhe ka njoftuar përqendrimin total tek fushata zgjedhore.
“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha ccështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa”, shkruan Endri Fuga.