Aktualitet

Figura të njohura politike reagojnë për vdekjen e Ish-Presidentit, Bujar Nishani

Figura të njohura politike reagojnë për vdekjen e

Figura të njohura politike nga opozita dhe maxhoranca, por jo vetëm ka reaguar për ndarjen nga jeta të Ish-presidentit Bujar Nishani.

Sali Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për ish-presidentin Bujar Nishani! Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu ne dhimbje, zi e pikëllim te thelle familjen e tij te dashur, miqtë e te afërmit, Partine Demokratike dhe mbare Shqipërinë. Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, qe përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet te veçante dhe urtësi ne arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne këto 30 vite, si një shërbëtor i qytetarëve dhe vendit te tij përmbushi me nder detyra te rëndësishme nga drejtues drejtorie ne Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikës. Bujar Nishani ishte gjithashtu një drejtues i shkëlqyer dhe efecient e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president te Republikës nga mazhoranca e kësaj partie.

Personalisht unë kam patur tek Bujar Nishani njërin prej bashkëpunëtorëve me ta afërt, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshëm qe do mbetet gjithmonë ne memorien time si mirënjohje e thelle për bashkëpunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata një mik fisnik si ai. Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje te thelle për familjen e nderuar Nishani qe humben bashkëshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshëm e shembullor, për miqtë dhe te afërmit e tij qe humben një mik te dashur qe do ju mungoje gjithmonë, për Partine Demokratike qe humbi njërin prej drejtuesve me te talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot shërbëtorin besnik dhe te përkushtuar, shtetarin e afte e te ndershëm, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirënjohjen time te pakufishme dhe nderimin time me te madh ish presidentit Nishani për kontributin e çmuar për vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkëpunimin dhe miqësinë tone te ngushte qe kemi patur ju shpreh sot ngushëllimet dhe solidaritetin me te ndjere bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar për këtë humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! Sb

Lulzim Basha: Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe”

Alibeaj: Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!

Ilir Meta: Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar.

Behgjet Pacolli: Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!

Edi Paloka: Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua. Bujar Nishani, ish president i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD në vite, ka ndërruar jetë! Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët. Respekti ynë për gjithçka dha për PD dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë!

Lindita Nikolli: Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”

Elisa Spiropali: “Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”

Damian Gjiknuri: Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!

Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!

Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!

Majlinda Bregu: Lamtumirë Bujar! Pushofsh në paqe! Zoti iu dhëntë të dashurve të tu forcë për të pranuar humbjen dhe qetësinë që bëne gjithë ç’mundën me dashuri e përkushtim.

Erion Veliaj: Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur!

Albin Kurti: Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, shkruan Kurti.
Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Ramush Haradinaj: Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

U prehtë në paqe!

Tiranapost.al