Ish- ministri Bushati për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: E dhimbshme!

E Shtunë 28 Maj 2022, 17:06
TiranaPost
Ish- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një tweet Bushati shkruan:
E dhimbshme ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani, me të cilin pata mundësi të punoj më nga afër gjatë shërbimit tim si Ministër i Punëve të Jashtme. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani dhe të afërmve të tij! Prehu në paqe zoti President!