Aktualitet

Ministria e Jashtme ruse e quan provokim dëbimin e diplomatit nga Shqipëria: Nuk do mbeteni pa përgjigje

Ministria e Jashtme ruse e quan provokim dëbimin e diplomatit nga

Mediat ruse, Sputnik dhe Ria Novoski kanë publikuar reagimin e ministrisë së Jashtme ruse, pas vendimit mbrëmë të qeverisë për të dëbuar nga Shqipëria diplomatin rus Alexey Krivosheev.

Qeveria shqiptare e shpalli non grata me arsyen se ka thyer në disa raste rregullat anti-Covid që janë në fuqi, ndërsa sipas mediave televizive ai është përplasur edhe me policinë pasi është kapur pa maskë, duke thënë se është diplomat dhe nuk mund të gjobitet.

RIA Novosti citon ministrin e Jashtëm rus, Aleksandër Grushko i cili ka thënë:

“Moska është e keqardhur për vendimin e Tiranës zyrtare për të dëbuar një diplomat rus dhe do të kundërpërgjigjet ndaj kësaj lëvizjeje armiqësore, e cila shihet si provokim dhe dëmtuese për marrëdhëniet bilaterale. Jemi tejet të keqardhur, pasi kjo është dukshëm një provokim kundër marrëdhënieve Rusi-Shqipëri. Sigurisht, ky hap armiqësor, nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Ministria e Jashtme ruse e quan provokim dëbimin e diplomatit nga

Konkretisht nuk dihet se çfarë rregullash ka thyer diplomati rus në Tiranë, por në njoftimin e bërë publik nga ministria e Jashtme shqiptare, thuhet se është informuar për situatën ambasadori rus në Shqipëri.

Ambasada ruse reagoi mbrëmë ku i cilësonte të pabaza arsyet e dhëna nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus.

*Tiranapost.al.