Aktualitet

Moti i keq shtyn oraret e lundrimit në Durrës

Moti i keq shtyn oraret e lundrimit në Durrës

Moti i keq me erë të fortë ka shtyrë oraret e lundrimit nga Porti i Durrësit.

Tragetet e planifikuara për t'u realizuar në orët e mëngjesit për shkak të stuhisë detare, nuk u nisën.

Tragetet e planifikuara për t'u nisur në orën 08:00 pritet të nisen në orën 10:00. Gjithsesi gjithçka do të varet nga kushtet e motit.

Ndërkaq lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit është ndaluar prej disa ditësh, deri në datën 19 janar (nesër).