Aktualitet

Nga nesër kufizohet hyrja për në Tiranë, rrugët që duhet të ndjekin shoferët këto 4 muaj

Nga nesër kufizohet hyrja për në Tiranë, rrugët që

Drejtuesit e automjeteve nga nesër të përdorin Rrugën e Ndroqit ose Rrugën e Elbasanit, në rastet kur duan të vijnë për në Tiranë. Ky propozim vjen pasi deri në katër muajt e ardhshëm segmenti rrugor në Unazën e Re pranë rreth rrotullimit të “Shqiponjës” do të ketë një trafik të rënduar, për shkak të nisjes së fazës së tretë të punimeve.

Nga nesër kufizohet hyrja për në Tiranë, rrugët që

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi planin për menaxhimin e trafikut, ndërsa tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

Nga nesër kufizohet hyrja për në Tiranë, rrugët që

“Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha këto punime do të zgjasin 4 muaj, ndërsa u shpreh se nga nesër do të nisë puna edhe për prishjen e banesave për ndërtimin e lotit të tretë.

“Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

Ministrja Balluku dhe drejtori i Policisë së Tiranës Jaupaj inspektuan mbrëmjen e sotme nisjen e punimeve për fazën e tretë të Unazës së Re në segmentin e rreth rrotullimit tek zona e njohur si “Shqiponja”.