Reagimi i parë i Ramës pas vrasjes së 14-vjeçarit: Jemi në dilemë, të mbyllim TikTok dhe SnapChat në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit në Tiranë.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Rama deklaroi dilemën për të mbyllur aplikacionet TikTok dhe SnapChap në Shqipëri.
"Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjcar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla. Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austria e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie online të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të tik tok dhe snap chat. Do e hedhim për diskutim të gjerë," tha Rama.