Reagon babai i zv.ministrit të sapo emëruar, Ilir Kadia: Për të gjithë ju “miqtë” që gjykuat tim bir
E Enjte 12 Nëntor 2020, 15:24
TiranaPost

Besart Kadia, një ekspert shumë i mirë në gjuhën e financave dje mori detyrën e zv.ministrit të Financave, por në rrjet u sulmua pse dikur ka qenë pjesë e stafit të Lulzim Bashës, dhe pranë PD-së. Babai Ilir Kadia, i cili nuk është i panjohur gjithashtu për lidhjet me PD-në, ka reaguar për postin e të birit, në qeverinë Rama dhe mesazhin ua drejton kryesisht miqve (të PD-së sigurisht)
Postimi i tij:
Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir!Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë.