Aktualitet

Reshjet e shiut/ Në Shkodër, lumi Buna del nga shtrati! 275 hektarë të përmbytura

Reshjet e shiut/ Në Shkodër, lumi Buna del nga shtrati! 275

Ministra e Mbrojtjes ka përditësuar situatën nga reshjet në vend. Në Shkodër, lumi Buna ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 275 hektarë në Oblik dhe Muriqan.

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12:00 të datës 18.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08:00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 275 Ha.

Aktualisht grupet e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës jane ne monitorim te vazhdueshëm të situatës.