Aktualitet

U shpall non grata nga qeveria, mediat ruse: Ambasada e konsideron të pabazë dëbimin e tij, cilat masa anti-Covid shkeli?

U shpall non grata nga qeveria, mediat ruse: Ambasada e konsideron të

Qeveria shqiptare shpalli non grata diplomatin rus Alexey Krivosheev duke i kërkuar largimin nga Shqipëria brenda 72 orësh. Sipas njoftimit nga ministria e Jashtme, diplomati rus kishte shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat anti-Covid në vend dhe pavarësisht paralajmërimeve ai kishte vijuar të mos i respektonte ato.

Ambasada ruse në Tiranë nuk ka reaguar zyrtarisht, por media Sputnik i referohet kur thotë se ambasada i konsideron pretendimet kundër diplomatit rus si të pabaza dhe se nuk specifikohet se çfarë rregullash anti-Covid ka shkelur. Po ashtu publikimi i emrit të diplomatit është në kundërshtim me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

Sputnik:

"Ne i konsiderojmë të pabaza të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në dokument. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike. Ministria e Jashtme ruse është informuar për çfarë ka ndodhur", ka thënë misioni diplomatik rus në Tiranë sipas Sputnik.

U shpall non grata nga qeveria, mediat ruse: Ambasada e konsideron të

Në njoftimin e një dite më parë, Tirana zyrtare shprehte shpresën se ky vendim do të perceptohej si i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin publik si dhe siguronte palën ruse për gatishmërinë për të përmirësuar vazhdimisht marrëdhënien mes dy vendeve.

Sputnik thekson se ministria e Jashtme shqiptare nuk specifikon se cilat masa anti-koronavirusit ka shkelur konkretisht diplomati.

Lexo edhe:

*Tiranapost.al.