‘U zumë se po më shikonte’. Del dëshmia e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin
Është zbardhur për mediat dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e shkollës, Martin Canin.
14-vjeçari i arrestuar dje ka dëshmuar në polici edhe dinamikën e ngjarjes, e cila ishte e paqartë.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t'u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.
Mendohej se zënka kishte nisur në rrjete sociale dhe kishte përfunduar jashtë ambienteve, diku pranë shkollës 9-vjeçare Fan Noli. Dëshmia e autorit të mitur të ngjarjes tregon se të rinjtë ende vriten për shkakun “Pse më shikon”.
Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më tragjike edhe mosshfaqja e pendesës nga ana e 14-vjeçarit, as pas vrasjes dhe as në polici.
Menjëherë pasi goditi për vdekje në zemër shokun e tij, adoleshenti Mario Prelleshaj ka hyrë në SnapChat duke treguar se fitoi dhe madje ka publikuar edhe thikën me të cilën goditi shokun.