Video/ Rama telefonatë me Zelensky-n. Ja çfarë biseduan
E Shtunë 5 Mars 2022, 11:47
TiranaPost

Sot në mëngjes, Edi Rama, ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Zelensky, ku e ka inkurajuar këtë të fundit për rezistencën dhe i thotë që si kryeministër i Shqipërisë do donte të bënte edhe më shumë.
Kryeministri ka zbuluar një pjesë të telefonatës, e cila është si më poshtë:
Një status në Twitter ka shpërndarë edhe Zelensky ku thotë se foli me kryeministrin e Shqipërisë.

Siç në një koncferecnë për shtyp tha në një nga ditët, se bën të paktën 30 telefonata në ditë me liderë të botës.
Presidenti me gjithë tensionin dhe faktin që është në luftë i ka dhënë përparësi komunikimin me median dhe falë edhe kësaj strategjie, Ukraina ka fituar edhe luftën mediatike me Rusinë.