Aktualitet

Yuri Kim i përgjigjet Ramës: Drejtuesit e partive politike duhet t`i pastrojnë listat e tyre jo sepse disa ambasadorë e thonë këtë

Yuri Kim i përgjigjet Ramës: Drejtuesit e partive politike duhet t`i

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim i është përgjigjur deklaratës së Ramës në lidhje me pastrimin e listave të deputetëve.

Yuri Kim i përgjigjet Ramës: Drejtuesit e partive politike duhet t`i

“Drejtuesit e partive politike duhet t`i pastrojnë listat e tyre jo sepse disa ambasadorë e thonë këtë, ose sepse Amerika e bën të qartë se lufta e korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse e kërkon ligji shqiptar, sepse është diçka e pret Nato dhe BE si vend aspirant dhe se është shenjë themelore në respekt të votuesve”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Ndërkaq Rama mbrëmë tha: “Nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Ajo është në të drejtën e vet, të thotë atë që mendon por kjo përgjigje është për ju: Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane që ka thënë kështu ashtu, nuk kam nevojë të ma kujtojë as koordinator, e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar. Ambasadorët janë të respektuar. Ligji është fare i qartë, kush ka bërë në të shkuarën 1,23 ,5 7 s’po i numëroj vepra penale që është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik, madje e kam shtruar në atë kohë edhe për administratën publike jo vetëm në politikë, ligj bazohet në vetëdeklarimin e individëve dhe kontrollit për vërtetësin e deklarimit. Unë nuk kam shpresë se do e mësoni se nuk doni ta mësoni se doni të bëni lajm me këtë histori. “