Aktualitet

Yuri Kim: Populli shqiptar nuk duhet të votojë kriminelët. Transparencë financimet e partive!

Yuri Kim: Populli shqiptar nuk duhet të votojë kriminelët.

Është mbajtur sot, në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore Konferenca “Kostot e Demokracisë” e cila nisi me fjalën e ambasadores amerikane Yuri Kim që e vuri theksin tek përzgjedhja me kujdes e kandidatëve për deputetë, që nuk rrezikojnë demokracinë dhe tek transparenca mbi financimin e partive politike për zgjedhjet elektorale.

“Këshilli politik mori vendime të rëndësishme vitin e kaluar, një hap përpara drejt BE-së. Tashmë jemi duke monitoruar zbatimin e këtyre vendimeve.

Drejtuesit e partive duhet të largojnë njerëzit që rrezikojnë demokracinë, duhet të largojnë politikanët e korruptuar.
Duhet transparencë nga polikanët për financimin e partive të tyre.

Partitë politike duhet të punojnë për të forcuar besimin e njerëzve. Populli shqiptar nuk duhet të votojë për kriminelë. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm duke i mbajtur të përgjegjshme zyra të ndryshme.

Anëtarët e shoqërisë civile duhet të japin rekomandimet e tyre, për t`u siguruar që Shqipëria do zhvillojë zgjedhje të ndershme. SHBA është e lumtur që po ndihmon në këtë proces”, tha ndër të tjera Yuri Kim.